GazetaMax
Ballina

Mexhiti në Prekaz u prit nga Baca Rifat Jashari: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka qëndruar në Prekaz për nderë të Epoesë së UÇK-së. Mexhti nga Prekazi u shpreh se nuk është vetëm një fshat por një monument i pavdekshëm i sakrificës dhe lirisë.

“Prekazi nuk është thjesht një fshat i Kosovës, por një monument i pavdekshëm i qëndresës dhe sakrificës për lirinë. Aty ku gjaku u derdh për idealin më të shenjtë, aty ku pushkët nuk heshtën përballë armikut, aty ku një familje e tërë zgjodhi të bëhet kështjellë e pamposhtur, aty qëndron legjenda e familjes Jashari.
Epopeja e UÇK-së, e gdhendur në marsin e përgjakshëm të vitit 1998, ka në zemër të saj heroizmin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe të familjes së tij.

Në atë pranverë të përgjakur, 56 anëtarë të familjes Jashari ranë dëshmorë, por nga ai gjak u rritën rrënjët e lirisë sonë. Ata nuk humbën, por u përjetësuan në historinë e kombit si simbol i krenarisë dhe i sakrificës. Ata i dhanë UÇK-së jo vetëm një epikë heroike, por edhe një motiv të pashtershëm për fitore.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!” ka shkruar Mexhiti nga Prekazi

Related posts

Më shumë se tetë orë gjumë mund të sjellë pasoja

Gazetamax.mk

Qëndresa me stil të veçantë për ditëlindje, do ta ‘shkrijë’ Labin

Gazetamax.mk

Tsipras: Është më meritori për Marrëveshjen e Prespës dhe paqen në rajon, Athina duartroket për ish kryeministrin Zaev (Video)

Gazetamax.mk