GazetaMax
Lajme

Roli i parlamenteve është thelbësor për vlerësimin e raporteve të revizorit

Nënkryetari i Kuvendit, Antonijo Milloshoski, sot në kabinetin e tij realizoi takim pune me kryerevizorin shtetëror, Maksim Acevski; zëvendësrevizorin shtetëror, Orhan Ademi; kryetarin e Senatit të Institucionit të Lartë të Revizionit të Malit të Zi, Nikolla N. Kovaçeviq dhe anëtarin e Senatit të Institucionit të Lartë të Revizionit të Malit të Zi, Branisllav Radulloviq.

Nënkryetari Milloshoski e ndau me mysafirët suksesin e bashkëpunimit të Kuvendit me Entin Shtetëror të Revizionit. Ai theksoi se nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit ka mundësuar që raportet përfundimtare të revizorit të jenë lëndë e shqyrtimit në Dhomën Ligjvënëse. Kjo, nga njëra anë, rrit presionin ndaj institucioneve për të korrigjuar punën e tyre dhe, nga ana tjetër, forcon pavarësinë e Entit Shtetëror të Revizionit.

Nga ana tjetër, Kovaçeviq si kryetar i Senatit ka folur për strukturën dhe punën e Institucionit të Lartë të Revizionit të Malit të Zi, por edhe për bashkëpunimin me Parlamentin e Malit të Zi.
Bashkëbiseduesit ranë dakord për domosdoshmërinë e institucioneve të pavarura dhe të fuqishme të revizionit. Gama e aktiviteteve që mund të jenë lëndë e raporteve të revizorit është e gjerë, por që vlera e tyre të absorbohet nga opinioni, roli i parlamenteve është thelbësor.

Related posts

Kurti pret tre votat e NISMA-s për qeveri të re, por pa koalicion

Gazeta Max

Linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54 do të zëvendësohen me autobusë të shtetit, nuk do të ketë mungesë të transportit

Gazeta Max

Venko Filipçe rizgjidhet kryetar i LSDM

Gazeta Max