GazetaMax
Lajme

63.5 milion denarë për rrugën Uji i Kuq – Kitkë/ Kaltrina Zekolli Shaqiri: Ky investim i rëndësishëm do të sigurojë kushte më të mira për qytetarët

Në Komunën e Studeniçanit filloi rikonstruksioni i rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka, segmenti fshati Uji i Kuq “Kitka”.

Rikonstruksioni është projekt nga thirrja e parë publike e Qeverisë me vlerë prej 63,5 milionë denarë, prej të cilave 59,2 milionë denarë janë siguruar përmes Ministrisë së Transportit, ndërsa 4,3 denarë me bashkëfinancim të Komunës. Gjatësia e përgjithshme e kësaj rruge lokale në fshatin Studeniçan është 840 metra.

Zëvendës ministrija e Transportit dhe Lidhjeve tha se derisa të gjithë punojnë për të mirën e qytetarëve, do të ketë projekte, të cilat do të thonë jetë më cilësore.

Për herë të parë pas 50 vitesh, po investohet në rrugën Crvena Voda – Kitka në Komunën e Studeniçanit. Ky projekt është pjesë e thirrjes së parë publike të Qeverisë për mbështetje financiare për komunat, me një vlerë totale prej 63.5 milion denarësh, prej të cilave 59.2 milion denarë janë siguruar nga Ministria e Transportit dhe 4.3 milion denarë nga Komuna.

Ky investim i rëndësishëm do të përmirësojë lidhjen infrastrukturore dhe do të sigurojë kushte më të mira për qytetarët tanë. Ky është vetëm fillimi, do të vazhdojmë me investime edhe në komunat e tjera, duke përmirësuar kushte jetese dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Related posts

Mot me diell, me vranësira të vogla dhe temperaturë deri në 25 gradë Celsius

Gazeta Max

Dedinec: Nuk është hera e parë që po përballemi me krizë, por tani janë mbledhur të gjitha

Gazeta Max

Deputetja ukrainase merr armën dhe është gati të qëllojë rusët

Gazeta Max