GazetaMax
Lajme

Deklarohet policia për shkuarjen e Njësiteve Speciale në Mitrovicë, thonë se është aktivitet i zakonshëm

Policia deklarohet për shkuarjen e Njësiteve Speciale në Mitrovicë, thonë se është aktivitet i zakonshëm.
Policia e Kosovës ka thënë se lëvizjet e Njësiteve Speciale janë të zakonshme dhe se nuk lidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.
Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani.
Ndryshe, Dukagjini raportoi se Njësitet Speciale të Policisë, nga kampi “Vrella”, janë nisur për në Mitrovicë.

Related posts

Penov: Kryetarët që dinë të menaxhojnë në kushte krize do t’ia dalin

Gazeta Max

Është lokalizuar zjarri në një hotel në Shkup

Gazeta Max

Macron dakordohet me presidentin iranian për të shpejtuar negociatat mes Evropës dhe Iranit

Gazeta Max