GazetaMax
Lajme

Sali Berisha zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PD-së

Sali Berisha kandidon për kryetar të PD-së.
Sali Berisha synon që përsëri ta marrë kreun e Partisë Demokratike, nga ku kishte dhënë dorëheqje vite më parë.
Lideri shumëvjeçar i PD-së, Sali Berisha, tha sot se ai do të kandidojë për kreun e partisë, ndërkohë theksoi se fton edhe kandidatët e tjerë të bëhen pjesë e garës.
“Që të them se më detyron të përsëris përgjigjen, pa diskutim që unë do të jem, do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg, deputet, çdo deputet që dëshiron të garojë, është i mirëpritur në një garë të hapur, të ndershme, me rregulla. Nga ana tjetër i ftoj ata që kanë ndërmend të kandidojnë, të formojnë ekipin, të përcaktojnë rregullat që dëshirojnë dhe i garantoj se do jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë.
Por tani të themi që nuk mund të ketë, nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj, ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë, por anëtarësia merr në dorë dhe fatin tim”, tha Berisha.

Related posts

Tre kompani nga vendi kanë shprehur interes për pjesëmarrje në tenderin e ri të AKE-së për 5G

Gazeta Max

4 vjetori i LGP në Shkup, Rexhepi: Nisme re që synon ngritjen e standardeve të praktikuesve ligjorë

Gazeta Max

Aktivitetet e Lëvizjes Besa postohen edhe në faqen e protestave të banorëve të Pallçishtit?

Gazeta Max