GazetaMax
Lajme

E dhimbshme: Vdes punëtori 30 vjeçar, 8 ditë pas lëndimit

30 vjeçari Leutrim Dauti ka vdekur sot nga plagët e marra pas rrëzimit në vendin e tij të punës në Ferizaj tetë ditë më parë, më saktësisht më 16 mars.
Sipas dëshmitarëve gjithçka ishte aksidentale.
Leotrim Dauti u varros gjatë të premtes në varrezat e fshatit Sllatinë e Epërme, ndërsa familjarët e tij që i vizitoi Klan Kosova nuk pranuan të flasin asgjë në lidhje me rastin.
Njësoi veproi edhe kompania “Bardhi” ku kishte punuar 30 vjeçari. Këta nuk dhanë asnjë sqarim se si kishte ndodhur rrëzimi i këtij punëtori, dhe nëse ai ka qenë i pajisur me mjete mbrojtëse.

Related posts

Jordanov: Do të vijë dita kur njerëzit do dalin në rrugë, do ndodhin trazira sociale

Gazeta Max

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, kamioni bie në kanal dhe përmbyset

Gazeta Max

Ruskovska e konsideron si presion kallëzimin penal ndaj saj dhe kolegëve të saj

Gazeta Max