GazetaMax
Lajme

Mexhiti-Aggeler: Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë

Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë. Ky ishte mesazhi që përcolla sot në një takim të rëndësishëm me ambasadoren e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, një aleate dhe mike e madhe e vendit tonë, shkruan zv. kryeministri Izet Mexhiti në profilin e tij në Facebook.

“Diskutuam gjerësisht për thellimin e partneritetit strategjik mes vendeve tona, mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për reformat në drejtësi dhe përpjekjet tona të palëkundura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E ritheksova përkushtimin e Qeverisë për procesin eurointegrues dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s, si garanci për siguri, stabilitet dhe zhvillim.

Biseduam gjithashtu për projektet madhore infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, që janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe lidhjen e qëndrueshme rajonale”, shkruan Mexhiti.

Mexhiti shton se në takim rikonfirmuam vullnetin tonë të përbashkët për një bashkëpunim të thelluar dhe afatgjatë me Shtetet e Bashkuara.

Related posts

Përpjekje e re për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të lartë publik

Gazeta Max

Mickoski: Drejtorët do të dorëzojnë kallëzim penal për shpifje ndaj Arsovskës nëse nuk kërkon falje

Gazeta Max

Osmani pas takimit me Blinken: SHBA-të ofrojnë mbështetje të fuqishme në proceset integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut

Gazeta Max