GazetaMax
Lajme

Mexhiti: E rëndësishme është unifikimi i VLEN-it, jo kush do të jetë kryetar

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në emisionin “Top Tema” në TV Telma deklaroi se fokusi kryesor i koalicionit VLEN është bashkimi i partive në një subjekt të vetëm dhe paraqitja e përbashkët në zgjedhjet lokale.

“Më së paku është e rëndësishme se kush do të jetë kryetar i subjektit politik VLEN. E rëndësishme është që ne partitë po shkrihemi në një subjekt dhe do të shkojmë në zgjedhje lokale të unifikuar me fitore që do ta konfirmojnë mbështetjen e popullit”, tha Mexhiti.

Ai theksoi se nuk e mohon kandidaturën e tij për kryetar të subjektit, por theksoi se nuk e konsideron këtë si çështje problematike. “Jam njeri që di të punojë dhe funksionojë si pjesë e ekipës”, shtoi ai.

Related posts

Petrovska: Fuqia e një shteti shihet në atë se çfarë miq ka

Gazeta Max

Zhduket një vajzë në Obiliq

Gazeta Max

Shpallet ditë zie në Kosovë nesër në nderim të Madeleine Albright

Gazeta Max