GazetaMax
Lajme

Rast social/ Familja 6 anëtarëshe në Kërçovë jeton në kushte të mjerueshme

Ky është Ylber Limani nga fshati Kolibar i Kërçovës. Ai bashkë me bashkëshorten dhe 4 fëmijët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Ditët i kalojnë në një dhomë të vetme pa asnjë kusht elementar për jetesë. Shtëpia që po shihni është pa derë dhe ka 4 dhoma. Secili vëlla ka nga një dhomë.

-Është shumë e vështirë, tha Ylber Limani.

A je munduar për të gjetur një zgjidhje?

-Kush ka mundësi të më ndihmojë.

Ylber ma trego historinë e jetës prej sa vitesh jetoni në këtë gjendje?

-Ka një kohë të gjatë mbi 20 vite.

Ylberi merr shtesa sociale prej 100 eurove, para që nuk u dalin për asgjë. Për të mbijetuar punon ku të gjejë punë.

“Punoj ku gjej ndërtimtari privat”, tha Ylber Limani.

Më e vështirë për këtë familjeështë periudha e dimrit. Ylberi lutet deri te bamirësit për ndihmë.

“Kush ka mundësi të më ndihmojë, mërgimtarët kush ka mundësi të më ndihmojnë banesë ose diçka”, shtoi Ylber Limani.

Ylberi thonë se e ka më të vështirë kur fëmijët i kërkojnë diçka dhe nuk ka mundësi tua plotësojë, andaj kjo situatë e ka bërë që të kërkojë ndihmë nga njerëzit bamirës.

Familjen Limani e lam me shpresën se dikush do tju dal në ndihmë së shpejti.

Numri i telefonit: 070509811

Related posts

Jep dorëheqje kryetarja e këshillit gjyqësor, Pavlinka Crvenkovska

Gazeta Max

Kjo është pilotja që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

Gazeta Max

Osmani: I vlerësoj përpjekjet që Franca po bën për të zhbllokuar procesin e integrimit europian

Gazeta Max