GazetaMax
Ballina Lajme

Po, më kanë ftuar si eksperte, por nuk marr pranuar

Ermira Mehmeti, ish-deputete e BDI-së, aktualisht notere në Shkup, në një sqarim drejtuar gazetës KOHA, ka pranuar ka qenë e ftuar nga përfaqësues qeveritar të jetë pjesë e Grupi punues për përpilimin e Lugjit për përfaqësim të drejtë, megjithëse e njëjta është shprehur se “për arsye të mijat private, nuk marr pjesë”.

Gazeta KOHA pak më parë raportoi se Ligji për përfaqësim të drejtë është gati, por nuk do të publikohet së shpejti – pak për shkak të pakënaqësisë së anëtarëve shqiptarë të Grupit punues e pak për shkak se Ligji si i tillë, do të shkojë njëherë në Komisionin e Venecias për mendim e që pastaj të miratohet në Parlament.

Grupi punues për Ligjin ka qenë me tetë anëtarë: profesorët Tanja Karakamisheva, Deni Preshova dhe Aleksandar Spasenovski nga VMRO, zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, profesorët Jeton Shasivari dhe Mersim Maksuti si profesorë universitar, si dhe ishte propozuar Ermira Mehmeti, por që thotë se nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Grupit punues.

Sqarimi i plotë i Ermira Mehmetit:

Lidhur me lajmin qe keni postuar me emrin tim, deshiroj te bej disa sqarime:

1. Nuk jam anëtare e grupit të punës për Ligjin për përfaqësim të drejtë. Po, më kanë ftuar të marr pjesë si ekspert, por për arsye të mijat private, nuk marr pjesë.

2. Nëse keni dashur të shkruani për pjesëmarrjen time në grup, e udhës ka qenë të më konsultoni paraprakisht.

3. Nëse keni dashur të shkruani ose përshkruani se në çfarë cilësie jam ftuar të marr pjesë në grupin e punës, atëherë e udhës ka qenë të përshkruani profilin tim akademik dhe profesional. Sepse, një ‘ish deputet’ nuk është një profesion, dhe as arsye për të marrë pjesë në grupe ekspertësh.

P.S. Nëse bash është dashtë të mendoni se në çfarë cilësie jam ftuar në grup punues, ja disa fakte:

1. Stipendiste e qeverisë britaneze – Magjistër në London School of Economics – Department of Government a d Nationalism;

2. Stipendiste e qeverisë amerikane – një vit kërkimor me bursë Fulbright në Georgetown University Law Center ne Washington;

3. Doktor shkence nga fusha e të Drejtës Ndërkombëtare – Universiteti i Tiranës – tema: Njohja ndërkombëtare e shteteve- rasti i Maqedonisë dhe i Kosovës;

4. Aktualisht ushtron aktivisht profesionin e noteres, që i bie njohje e thellë dhe përmbajtësore e problemeve juridike te ne.

Related posts

Zëvendës kryerevizori Ademi priti në takim presidentin e Gjykatës së Kontrollit të Shtetit të Republikës së Italisë, Guido Carlino

Gazeta Max

24-vjeçarja që ”vë në rresht” burrat e Hasit! Arbërie Rada rrëfen sfidat në drejtimin e Policisë Bashkiake: Rinia të kthehet

Gazeta Max

Mbështetësit e Berishës tentojnë të futen në selinë e PD-së

Gazeta Max