GazetaMax
Sport

Tensione në zhveshtoren e Realit, Modriçi në konflikt me Diazin

Pas humbjes dramatike të Real Madridit ndaj Barcelonës në finale (3:2), atmosfera në dhomën e zhveshjes së “klubit mbretëror” ishte larg të qenit e qetë, dhe Luka Modriç dhe Brahim Diaz ishin ata që shkaktuan kaosin e vërtetë.

Sipas mediave spanjolle, Modriç akuzoi Brahim Diazin se nuk reagoi mjaftueshëm shpejt ndaj pasimit të tij, të cilin Kunde e ndërpreu dhe e mposhti Kurtua-n në kohën shtesë për t’i dhënë fitoren gjigantëve katalanas.

“Duhet të jesh më i shpejtë dhe të shkosh drejt atij topi”, i tha asi kroati, të cilit Diaz iu përgjigj: “Kur u përpoqa të reagoja, ata tashmë kaluan në kundërsulm”.

Grindja midis dy lojtarëve ishte vetëm një pjesë e tensioneve në dhomën e zhveshjes së Realit pas humbjes së rëndë në kohën shtesë.

Trajneri Karlo Ançeloti deklaroi pas ndeshjes se ishte një keqkuptim në interpretimin e pasimit, duke theksuar se në ndeshje të tilla, janë detajet e vogla ato që shpesh vendosin fituesin. Për Barcelonën, trofeu i Kupës së Spanjës ishte i 32-ti në historinë e saj në këtë garë.

Related posts

Omeragiç në Sarajevë takon presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin në një takim regjional

Gazeta Max

VLEN: Turpi dhe degradimi nuk janë në oborrin tonë, por në BDI, atje ku manipulimi dhe shpifja janë bërë doktrinë politike

Gazeta Max

Mickoski: Nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull i efikasitetit

Gazeta Max