GazetaMax
Sport

Flik: Kjo fitore na jep besim për të vazhduar dhe për të fituar më shumë

Barcelona ka bërë një hap tjetër më afër ëndrrës së saj për tre trofe këtë sezon, duke fituar 3-2 në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit. “Blaugrana”-t u rikthye kundër rivalëve të tyre të ashpër në “El Clasico”, pasi Zhull Kounde rrëmbeu fitoren në fazat e fundit të kohës shtesë. Kjo shkaktoi skena zemërimi në bankinën e Real Madridit, me tre lojtarë të përjashtuar, me mundësinë e suspendimeve të shumta.

Teksa Barcelona festonte, Hansi Flik e ktheu shpejt vëmendjen në hapin tjetër të sezonit, pasi orari i Barcelonës mbetet i mbushur. Flik siguroi Superkupën e Spanjës në fillim të vitit 2025, me një fitore ndaj Real Madridit në Arabinë Saudite, por Kupa e Mbretit është titulli i tij i parë i madh në klub.

Ish-trajneri i Bajern Munihut është në rrugë për tripletë në sezonin e tij debutues, me një epërsi të mirë ndaj “Los Blankos” në garën për titull dhe një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Barcelona është katër pikë larg kampionëve në fuqi me pesë ndeshje për të luajtur dhe luan ndaj Interit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve më 30 prill.

“Kanë mbetur edhe dy ndeshje për të arritur në pikën për të fituar Ligën e Kampionëve, por sot ishte fantastike. Ishte një atmosferë e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur që mund të festoj një fitore të madhe kundër Real Madridit me ekipin tim dhe kjo na jep besim për të vazhduar dhe për të fituar më shumë”, deklaroi Flik.

Trajneri gjerman do të kërkojë të balancojë skuadrën e tij në garë, me një data kyçe në orar, ku sërish pret në shtëpi Real Madridin më 11 maj, ndeshje që vendosë nëse titulli do të mbetet në Madrid apo do të shkojë në Katalonjë. Nëse Flik kalon Interin, Barcelona do të përballet ose me ish-trajnerin Luis Enrike dhe PSZH-në ose me Arsenalin e Mikel Artetës në finalen e Munihut.

Related posts

Mickoski: Vazhdon aksioni „Më pak shpenzime, më shumë për ty – Kujdesemi”, çmimet e mbi 600 produkteve ulen për festat e fundvitit

Gazeta Max

Dimitrovski: Nuk preket gjuha shqipe, as marrëveshja e Ohrit

Gazeta Max

Fulham i shkakton humbjen e dytë Liverpoolit, ndalet Chelsea

Gazeta Max