GazetaMax
Lajme

Jorida Tabaku: Biznesi nuk ka nevojë për premtime bosh, po siguri, rritje, një shtet që punon për të, jo kundër tij

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, ka ndarë një mesazh të qartë në rrjetet sociale, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomik që i jep frymë biznesit dhe familjeve shqiptare.

“Biznesi nuk ka nevojë për premtime bosh. Ka nevojë për siguri, për rritje, për një shtet që punon për të, jo kundër tij!”, u shpreh Tabaku, duke theksuar rëndësinë e një ekonomie të ndërtuar mbi baza të qëndrueshme dhe të ndershme.

Ajo rikujtoi se Taksa e Sheshtë dhe një Kod Fiskal i qartë dhe i drejtë janë rruga për një ekonomi të fortë dhe për një familje shqiptare më të sigurt financiarisht. Në kundërshtim me modelin aktual ekonomik, që sipas saj ka favorizuar një pakicë të vogël për 12 vite me radhë, Tabaku tha se Partia Demokratike po lufton për një ekonomi ku çdo shqiptar të ketë mundësi të barabarta.

“Më 11 maj është dita e ndryshimit! Voto Partinë Demokratike! Voto Jorida Tabaku!”, përfundoi ajo mesazhin e saj.

Related posts

E rëndë në Irlandë, zbulohet varr masiv me qindra foshnje! Nisin gërmimet zyrtare pas dekadash heshtjeje

Gazeta Max

Qendra Zhupë nesër 14 orë pa ujë

Gazeta Max

Rama me makinë, Vuçiç me çarter dhe Abazoviç me helikopter! Liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Ohër

Gazeta Max