GazetaMax
Ballina Lajme

Ahmeti dhe Lika në Sellcë zbulojnë pllakën përkujtimore të Ilaz Ademit, i pari hapi dyert e UÇK-së

Sot u bë një vit nga ndarja nga jeta e Ilaz Ademit (Lalës Ilaz), njeriut që u bë emblemë e fillimit të luftës së vitit 2001. Shtëpia e tij ishte shtabi i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, një vatër ku nisi organizimi për lirinë.

Ilaz Ademi ishte ndër të parët që u angazhua në përgatitjet për fillimin e luftës dhe një ndër të parët që iu bashkua UÇK-së, duke u shndërruar në simbol të kushtrimit për liri. Me përkushtimin dhe sakrificën e tij, ai jo vetëm kontribuoi personalisht, por edhe frymëzoi shumë të rinj t’i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Fliste pak, por punonte shumë. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të të mirës së përbashkët dhe të çështjes kombëtare. Ishte atdhetar i devotshëm, mikpritës e zemërgjerë. Dera e tij ka qenë gjithmonë e hapur për njerëzit, për idealin, për lirinë.

Sot nderuam jetën dhe veprën e tij me shpalosjen e një përkujtimoreje, si shenjë mirënjohjeje për atdhedashurinë, përkushtimin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ilaz Ademin.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1229359198558200&set=pcb.1229359948558125

Related posts

Qumësht me mjaltë çdo mëngjes

Gazeta Max

Petrovska: Duhet t’i thyejmë të gjitha stereotipet për gratë në pozita udhëheqëse

Gazeta Max

Gashi: Alternativa do të jetë në opozitë

Gazeta Max