GazetaMax
Lajme

Skandal/ Xhevat Xhemaili paguhet 90 mijë denarë nga Bilall Kasami, por nuk jeton në Tetovë

Një tjetër skandal trondit opinionin publik dhe rëndon akoma më shumë bilancin e keqmenaxhimit të Komunës së Tetovës nga kryetari aktual Bilall Kasami. Portali ynë ka siguruar të dhëna ekskluzive nga portali Open Finance që dëshmojnë se Xhevat Xhemaili, militant i përkushtuar i Lëvizjes Besa përfiton pagë mujore prej 90.000 denarë (rreth 1.500 euro) nga buxheti komunal, pa kryer asnjë punë konkrete për komunën e Tetovës.

Ironia bëhet edhe më madhe kur dihet se Xhevat Xhemaili nuk ndodhet fare në Maqedoninë e Veriut, por në një shtet evropian, ndërkohë që buxheti i Komunës përdoret për t’i mbuluar pagën si të ishte në marrëdhënie të rregullt pune.

Kjo formë e shpërdorimit të mjeteve publike, përmes të ashtuquajturave “kontrata në vepër”, të cilat në këtë rast nuk përfaqësojnë asnjë “vepër”, jo vetëm që është e pamoralshme, por ngre dyshime të forta për vepër penale, pasi bëhet fjalë për dëm të drejtpërdrejtë të buxhetit komunal dhe taksapaguesve tetovarë.

Duhet rikujtuar se Bilall Kasami, në fushatën e tij zgjedhore u zotua se do t’i japë fund praktikave të tilla, duke premtuar transparencë dhe punësim mbi bazë merite. Por sot, realiteti flet ndryshe, më shumë se 2 milionë euro nga buxheti i Komunës së Tetovës ndahen për militantë dhe logjistikë partiake të Lëvizjes Besa.
Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë formë të paturpshme të keqpërdorimit të parasë publike? Dhe më rëndësishmja, a do të veprojë prokuroria për të ndalur dhe sanksionuar këtë zhvatje të organizuar të buxhetit komunal?

Related posts

Raportohet se Trump po përgatitet ta njohë shtetin palestinez

Gazeta Max

Ndahen mirënjohjet “Të rinj të suksesshëm” për arritje të rëndësishme në vitin 2021

Gazeta Max

Sali jep lajmin e shumëpritur: Rrisim rrogat në shëndetësi

Gazeta Max