GazetaMax
Lajme

Ilire Dauti: Kur “parkingu” ju zgjoi, ishte tepër vonë për reflektim

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve politike të Arben Taravarit dhe grupit të tij, duke i akuzuar se për një vit të tërë kanë vepruar si aleatë të qeverisë dhe kundër interesave të shqiptarëve.

“Një vit të tërë ishit Aleancë kundër Shqiptarëve. Kur ne kundërshtonim veprimet e dëmshme të qeverisë, ju ishit pararojat e tyre,” shkruan Dauti, duke renditur një sërë akuzash konkrete:
• Mërgata shqiptare u përjashtua nga statistikat si popullsi jorezidente.
• Nuk sollët ligjin për përfaqësim të drejtë dhe hoqët balancuesin.
• Ministri i Shëndetësisë dërgoi propozim-ligje në Kuvend vetëm në gjuhën maqedonase.
• Drejtorët ekonomikë shqiptarë u larguan sipas udhëzimeve të programit të VMRO-së.
• Votuat Stoilkoviçin në krye të institucioneve.
• Kthehet ligji për branitellat, pavarësisht premtimeve publike për bojkot.
• Shkeli fjalën për ndryshimet kushtetuese.
• Kazinot nuk u mbyllën – u ridestinuan dhe u rregulluan për interesa të caktuara.

Dauti thekson se asnjë nga këto veprime nuk ka sjellë reflektim nga ana e Taravarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, përveç kur ndodhi e ashtuquajtura “çështja e parkingut”.

“Aleanca për Shqiptarët luftohet nga të gjithë, sepse është e vërteta e të gjithëve,” përfundon Dauti, duke theksuar se kjo forcë politike matet me rezultate dhe qëndrim – e jo me servilizëm politik.

Related posts

U janë paguar rreth pesë milionë euro subvencione mbi 12 000 vreshtarëve

Gazeta Max

Me parqe të rregulluara, Fatmir Dehari ju uron mirëseardhje mërgimtarëve

Gazeta Max

Ibraim falenderon bashkëqytetarët edhe pse nuk u zgjodh si kryetar komune

Gazeta Max