GazetaMax
Sport

250 sportist të Butelit marrin bursa. Kryetari Darko Kostovski nderon suksesin dhe talentin sportiv lokal

Me rastin e 20 vjetorit të Komunës së Butelit, kryetari i komunës, Darko Kostovski, ndau një lajm të jashtëzakonshëm për komunitetin sportiv lokal, plot 250 bursa sportive u janë dhënë sportistëve më të suksesshëm të komunës. Ky është numri më i madh i bursave të ndara ndonjëherë nga komuna, duke e përforcuar më tej epitetin e Butelit si “komuna më sportive në Maqedoni”.

“Përmes një procedure tërësisht transparente dhe me thirrje publike të bazuar në rregullore të qarta, shpërblyem më të mirët ndër sportistët tanë,” deklaroi Kostovski, duke theksuar se kjo nismë nuk është vetëm simbolike, por një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e rinisë dhe sportit.

Bursat u ndanë në gjashtë kategori, me mbështetje financiare mujore dhe njëherëshe, që varionin nga 6,000 deri në 24,000 denarë, në varësi të rezultateve dhe kategorisë sportive.

Kryetari Kostovski ka shpresë që disa nga bursistët e sotëm do të ndjekin gjurmët e figurave të njohura si Dejan, Elmas dhe Shabani, duke u bërë ambasadorë të sportit të Maqedonisë në arenën ndërkombëtare.

“Sporti është themel për një shoqëri më cilësore dhe të shëndetshme. Rezultatet sportive të nivelit të lartë janë ndër mjetet më të fuqishme për ndërtimin e kombit dhe shtetit,” ka theksuar Kostovski.

Me këtë nismë, Komuna e Butelit vazhdon të jetë një partner i fortë i sportistëve dhe klubeve sportive lokale, duke forcuar pozicionin e saj si lider në zhvillimin sportiv në vend.

Related posts

Taravari: Nuk mund të pranoj kërkesën për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gazeta Max

Taravari: Nuk u pezullua gjuha shqipe, tani lini tendat për cirk

Gazeta Max

Ansambli “Ibe Palikuqi” nga Shkupi shënon 45-vjetorin me një koncert madhështor

Gazeta Max