GazetaMax
Lajme

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, kamioni bie në kanal dhe përmbyset

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Levanit. Një kamion ka rënë në kanalin anash rrugës dhe është përmbysur.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se bllokimi i timonit nuk i ka dhënë mundësi drejtuesit të mjetit të manovrojë dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht drejtuesi nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi ishte i ngarkuar me enë kuzhine.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Related posts

Spasovski: MPB do të vazhdojë me kontrollet intensive në komunikacion

Gazeta Max

Fletarrest për të arratisurin, përgjegjësi për burgun e Idrizovës/ Detaje nga rrëmbimi i tetovarit

Gazeta Max

Të rinjtë e partive politike nënshkruan një Deklaratë përkushtimi për të luftuar korrupsionin

Gazeta Max