GazetaMax
Lajme

Në kufirin Kosovë-Serbi, policia serbe arreston dy persona

Serbët kanë vënë në pranga sot dy persona.
Dy persona janë arrestuar sot nga xhandarmëria serbe në fshatin Dabinovc të komunës së Podujevës, që gjendet afër kufirit Kosovë-Serbi.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se të arrestuarit janë G.M (2000) dhe N.M. (1969). Të njëjtit dyshohen për vjedhje të pyjeve.
“Policia ka arrestuar të dyshuarit në Dabinovc, ku në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe me këtë rast ka konfiskuar një traktor me rimorkio të punuar me dorë, të ngarkuar me dru zjarri dhe një sharrë elektrike me motor që të dyshuarit e kanë përdorur gjatë krimit”, thuhet në njoftim e MPB-së serbe.
Sipas MPB-së serbe, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

Related posts

A mund të përdoren ende kremrat mbrojtës nga dielli nga viti i kaluar këtë vit?

Gazeta Max

277 raste të reja me Covid 19

Gazeta Max

Partitë politike pa qëndrim për propozim ligjin e ri për falje

Gazeta Max