GazetaMax
Lajme

Kaos në Teheran: Qytetarët evakuohen, dyqanet mbyllen, radhë në pikat e karburantit

Qendra e Teheranit duket e zbrazur, dhe shumë dyqane, përfshirë edhe Pazarin e Madh të njohur, janë të mbyllura, diçka që më parë ndodhte vetëm gjatë protestave masive antiqeveritare ose gjatë pandemisë së koronavirusit. Në rrugët që lidhin kryeqytetin me perëndimin e Iranit ka bllokime të trafikut, ndërsa në pikat e karburantit krijohen radhë të gjata.

Sipas raporteve mediatike, shumë qytetarë janë nisur drejt rajonit të Detit Kaspik. Megjithë tensionet në rritje, autoritetet iraniane thonë se situata është nën kontroll dhe deri tani nuk kanë dhënë udhëzime specifike për popullatën, raporton “Times of Israel”.

Mediet lokale raportojnë se të paktën tre persona janë vrarë dhe katër janë plagosur në një sulm izraelit ndaj një postblloku pranë qytetit Kashan. Nuk është sqaruar nëse viktimat janë civilë apo ushtarakë.

Gjithashtu, televizioni shtetëror IRIB njoftoi se tre punonjës të tij u vranë në një sulm izraelit ndaj selisë së medias në Teheran të hënën dhe disa persona janë plagosur.

Related posts

Filloi rikonstruksioni i rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka, segmenti fshati Uji i Kuq “Kitka” në komunën e Studeniçanit

Gazeta Max

Pse po heshtin liderët e rajonit kundrejt situatës së tensionuar në veri të Kosovës, nuk po dinë anën e kujt të mbajnë apo po presin viktima?

Gazeta Max

Petliçkovski: Nuk mund të jemi të sigurt se kriza me Kovid-19 ka përfunduar, por do të kemi disa muaj të qetë

Gazeta Max