GazetaMax
Lajme

Zëvendës ministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri takon kryeministrin Kurti, në fokus të bisedës rruga Tetovë – Prizren

Mbështetje e fuqishme nga Kryeministri Kurti për rrugën Tetovë–Prizren.

Gjatë takimit të dytë të grupit punues në Kosovë, patëm nderin të mirëpritemi nga Kryeministri Albin Kurti, i cili ndau vizionin e tij për këtë projekt dhe na uroi për hapat konkretë që po ndërmarrim.

Në takim morën pjesë edhe deputeti Bekim Qoku si dhe ndihmësdrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore të Maqedonisë së Veriut, z. Boris Nastov, duke theksuar përfshirjen e plotë të niveleve politike dhe teknike në këtë proces.

Sigurimi i detyrës projektuese në kohë rekord është hapi më i madh konkret drejt implementimit të rrugës.

Përkrahja e Kryeministrit dhe institucioneve është dëshmi e rëndësisë që ka kjo lidhje për të dy vendet.

Related posts

Zhvillimet në Çair/ Grubi: Takohemi me qytetarët dhe shpalosim politikat e përbashkëta

Gazeta Max

Tregu i kripto valutave i ndikuar nga shtrejtimi i energjisë elektrike

Gazeta Max

Angjushev: Shumë vende u bënë anëtarë të BE-së kur nuk ishin më të mira se Maqedonia

Gazeta Max