GazetaMax
Sport

Indiana mposht Oklahoman, titulli në NBA vendoset në finalen e shtatë

Skuadra kampione e edicionit 2025-2026 në NBA do të vendoset me finale të shtatë. Indiana Pacers fitoi përballjen e gjashtë “play off” kundër Oklahoma City Thunder me rezultatin 108-91, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve mes dy skuadrave.

Sa i përket ekipit kampion, tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e shtatë dhe të fundit. Dy skuadrat finaliste, që nuk priteshin të arrinin deri këtu në këtë fillimsezon, zhvilluan një tjetër ndeshje të bukur. Në shtëpinë e saj, Indiana nuk zhgënjeu dhe arriti të triumfojë bindshëm. Gjashtë basketbollistë të Pacers realizuan mbi 10 pikë në këtë sfidë, ku u dallua Toppin me 20. Për Oklahoman, Alexander Shai realizoi 21 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar.

Ndeshja e shtatë do të luhet në orët e para të mënfjesit të së hënës (02:00) në shtëpinë e Oklahomas. Skuadra e Thunder do të shfrytëzojë në maksimum faktorin fushë për t’u shpallur kampion për herë të parë në historinë e NBA. Të njëjtën gjë kërkon edhe Indiana, me të dyja ekipet që do të luajnë gjithçka në këtë përballje që vlen titullin.

Related posts

Barcelona gjen zëvëndësimin edhe për Lamine Jamal

Gazeta Max

Barcelona 3:3 me Interin

Gazeta Max

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Gazeta Max