Teatri dhe show i BDI-së për (mos)respektimi i gjuhëve që i flasin 20% e qytetarëve të MV.
Sipas Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, nga 50 raste të dërguara për ndjekje gjyqësore për mosrespektim të gjuhës 20%, 13 janë kundër funksionarëve shqiptarë, shumica dërrmuese të BDI-së! Dhe kush është personi i parë i paditur më 2 janar 2024? Askush tjetër përveç ish-ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, kuadër i BDI-së!
Naser Ziberi, dikur kandidat për kryeministër shqiptar, sot Avokat i Popullit, edhe ai nën padi për mosrespektim të ligjit për përdorimin e shqipes!
E njëjta shkelje nga emra të tjerë të njohur njëkohësisht funksionarë të BDI-së si:
Faton Ahmeti, Bekim Maksuti, Musa Ziberi, Driton Nebiu e të tjerë.
Të kujtojmë domosdo rastin e gjykatëses Vesna Dameva, që nuk e zbatonte gjuhën e 20% në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse ishte emëruar pikërisht nga BDI-ja.
Si guxon BDI të heshtë përballë një abuzimi kaq flagrant? Ku është ajo retorikë boshe për “barazi gjuhësore”? Apo shqipja për ta vlen vetëm në fjalime, jo në vendime?
Edhe aleatja e tyre politike, Danella Arsovska, kryetare e Quterit të Shkupit, është nën hetim për mosrespektim të ligjit për gjuhët, por sërish, asnjë reagim nga BDI.
VLEN