GazetaMax
Kuriozitete

Spanja mposht me vështirësi Shqipërinë

Spanja ka mposhtur Shqipërinë.
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë, teksa Spanja ka arritur të triumfojë ndaj Shqipërisë me rezultat 2-1.
Fillimisht në ndeshjen ndërmjet këtyre dy shteteve shënuan vendasit me golin e Ferran Torres në minutën e 75-të, ku asistoi Yeremy Pino.
Ndërkaq, Shqipëria e barazoi rezultatin me Myrto Uzunin i cili shënoi në minutën e 85, pas një gabimi në vijën e mbrojtjes së Spanjës.
Megjithatë, Spanjës iu deshën vetëm 5 minuta për të kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë ku golin e shënoi Dani Olmo, për të cilin asistoi mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba.
Vlen të përmendet se goli për Shqipërinë ndaj Spanjës vie pas 29 vitesh.

Related posts

Shqipëria sot luan ndaj Izraelit – i duhet vetëm fitorja

Gazeta Max

Barcelona tërhiqet nga gara për transferimin e mbrojtësit Gabriel Magalhaes

Gazeta Max

Notat e lojtarëve: Barcelona 2-1 Mallorca, paraqitje e mirë nga Depay

Gazeta Max