GazetaMax
Lajme

Nga nesër lëvizin 60 minuta përpara

Nesër do të ndryshojë ora.
Nga nesër akrepat do të shkojnë 1 orë përpara. Mbrëmjen mes të shtunës 26 dhe të dielës, 27 mars 2022, do bëhet kalimi nga ora dimërore në atë verore.
Ky ndryshim i orës ndodh në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës së fundit të muajit mars, kur akrepat zhvendosen dhe ora shënon 03:00.
Ndryshimi i orës verore, do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë një orë pas.

Related posts

Ndahet nga jeta, Milaim Fejziu, njëri nga themeluesit e UT

Gazeta Max

Besimi: Jemi në një periudhë kur tre kriza vijojnë njëra pas tjetrës

Gazeta Max

Samka Ibrahimovski paralajmëron protesta nëse në çdo institucion nuk ka rom të punësuar

Gazeta Max