Sot në Preshevë pata kënaqësinë të takohem me znj. Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës dhe deputetin z. Shaip Kamberi.
Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona shqiptare, për sfidat e përbashkëta dhe për mundësitë që kemi për të avancuar interesat kombëtare dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror në rajon.
🇦🇱 Forca jonë qëndron në bashkëveprim, në koordinim dhe në vullnetin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët në Luginë, në Maqedoni dhe kudo tjetër.