GazetaMax
Lajme

Ambasada e Maqedonisë në Izrael: Aeroporti i Tel Avivit i mbyllur, vetëm rrugët detare jashtë vendit janë aktive

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Izrael njofton se hapësira ajrore e Izraelit, si dhe aeroporti, janë mbyllur që nga sot, 22 qershor, duke e bërë të pamundur për momentin planin për evakuimin e qytetarëve të huaj përmes Aeroportit të Tel Avivit.

Nga atje theksojnë se kanë marrë informacion nga Ministria Izraelite e Turizmit se po funksionon një rrugë detare nga Ashdodi në Limasol (Qipro) (kompania “Mano Shipping”)

Sipas Ambasadës së RMV-së, anija tjetër me vende të lira, Crown Iris, është planifikuar të niset nga Ashdodi në mesditë më 27 qershor (e premte) dhe ka një kapacitet për 1.500 pasagjerë, ndërsa biletat blihen direkt nga faqja e internetit e kompanisë (Mano Shipping).

closevolume_off
Prandaj, ata apeluan që të gjithë qytetarët maqedonas që nuk kanë pasaportë të vlefshme duhet të kontaktojnë Ambasadën për të marrë një Dokument Udhëtimi.

Related posts

Fetai viziton Kurtin: Na bashkon ideali i përbashkët për progres dhe zhvillim

Gazeta Max

Gërçev: Për kiçin e projektit “Shkupi 2014” që u shpenzuan miliona euro, do jemi dëshmitarë për një kohë të gjatë se si po shkatërohet

Gazeta Max

Intervista/ Flet zëvendëskryeministri i parë Мexhiti: Për mjedis të shëndetshëm nuk duhet vetëm të flitet por të punohet

Gazeta Max