GazetaMax
Lajme

Sulmi amerikan ndaj Iranit, çmimi i naftës pritet të rritet

Çmimet globale të naftës pritet të rriten.

“Sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën”, tha për BBC-në Dr. Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy.

“Kjo frikë do të reflektohet edhe te çmimi i naftës, sa më e madhe të jetë frika, aq më i madh ndikimi”, shtoi ajo.

Nafta e papërpunuar Brent e mbylli javën e tregtimit të premten me 77.01 dollarë për fuçi, pasi u rrit me gati 20% muajin e fundit.

Pavarësisht këtyre rritjeve, çmimet e naftës janë ende më të ulëta se në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Kostoja e naftës së papërpunuar ndikon që nga furnizimi i automjetit me karburant deri te çmimet e ushqimeve në supermarkete.

Related posts

Durmishi: Janë shpallur dy thirrje publike për masa vetëpunësimi

Gazeta Max

Sa është e rëndësishme për Maqedoninë, fitorja e Makronit në Francë?

Gazeta Max

Taravari e Shabani bashkë në kafe pas iftari! A po kalon nënkryetari i Selës në ASh-në e Taravarit?

Gazeta Max