GazetaMax
Lajme

Nikolloski: Nga mesi i korrikut presim të vijnë ofertat! 120 autobusë elektrikë do të vijnë me stacione për mbushje

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski tha se në mes të korrikut pritet të vijnë ofertat e para pas shpalljes së tenderit për blerje të 120 autobusëve elektrikë, përcjell TV21. Nikolloski tha se prej tyre, 80 do të ndahen për Qytetin e Shkupit, ndërsa theksoi se është paraparë që së bashku me autobusët, të vijnë edhe stacionet për mbushje.

“Është shpallur thirrje publike, ose tender për furnizim me 120 autobusë elektrikë, ekologjikë. Ofertat mblidhen në afat prej 30 ditëve, sipas Ligjit për Prokurime Publike, dhe duhet në mes të korrikut të arrijnë ofertat. Presim që nga këto 120, 80 të jenë për transportin publik në kryeqytet, ndërsa 40 të tjerë të shpërndahen në komuna që kanë transport publik. Autobusët vijnë me stacione për mbushje. Është paraparë që për dy autobusë të ketë së paku 1 stacion për mbushje, që do të thotë se i gjithë sistemi është menduar mirë”, tha Nikollovski.

Related posts

Torres: Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës

Gazeta Max

LSDM: Rreziku real i rrugës evropiane janë “E Majta” dhe Apasievi

Gazeta Max

Nga minjtë e Shën Petersburgut te spiunazhi/ Kush është Vladimir Putin? Historia si u formua lideri i Rusisë

Gazeta Max