Nga shtetet më stabile dhe liberale në Lindjen e Mesme të shekullit të kaluar, mes viteve të 30-ta deri në vitet e 70-ta, ishte Irani, nën monarkinë moderne sekulare, ndërsa në Azinë Qendrore ishte Afganistani.
Në këto dy shtete myslimane, shumica e shoqërisë jetonte në stil perëndimor, ndërkohë që ishin shoqëri moderne dhe sekulare.
Irani ishte i vetmi shtet që, në vitet e 30-ta, hoqi perçet dhe ferexhet për gratë, ndërsa për meshkujt, u vendos veshje moderne perëndimore, kostume dhe kravatë. Shoqëria iraniane ishte kryesisht një shoqëri hibride, fanatike-sekulare.
Pas Turqisë. monarkia iraniane ishte aleate e ngushtë e shteteve perëndimore. Irani ishte shteti i parë mysliman që njohu shtetin e Izraelit.
Monarku iranian, Reza Pahlavi, sundonte me dorë të hekurt. Ky monark ishte një ndër mbretërit më të pasur në Lindjen e Mesme dhe botën islame. Policia sekrete SAVAK ishte edhe sigurimi i fshehtë i shtetit. Nën udhëheqjen e monarkut, kjo polici kontrollonte gjithë aparatin shtetëror. Shumë disidentë, opozitarë të të gjitha spektrave, të majtë, të djathtë, republikanë, socialistë që ishin pjesë e partisë BAST, socialdemokratë dhe rryma religjioze-fetare, u larguan në ekzil.
Një ndër ta ishte edhe disidenti Ajatollah Homeini. Lideri shpirtëror kaloi më shumë se 15 vite në Francë.
Në vitin 1972, monarku Pahlavi festoi jubileun e 2500-vjetorit të mbretërisë persiane. Në këtë jubile madhështor morën pjesë të gjithë monarkët dhe burrështetasit nga e gjithë bota.
Qytetërimi persian është një ndër qytetërimet më të vjetra në Lindjen e Mesme.
Ky qytetërim dhe civilizim ka vazhduar për shekuj me radhë. Irani është me një kulturë të pasur universale. Trashëgimia kulturore vazhdon deri në ditët e sotme. Tepihët, muzika dhe kuzhina iraniane janë të njohura në tërë botën islame.
Persianët ishin populli i dytë që e pranuan islamin në Lindjen e Mesme. Në Mesjetë, filozofët dhe shkencëtarët, së bashku me arabët, në atë periudhë arritën kulmin në shkencë, duke vazhduar trashëgiminë e filozofisë përshkruese të Aristotelit, Platonit dhe klasikëve grekë.
Shteti i persianëve mori emrin Iran, sipas termit “Arian”, që do të thotë “fisnik” ose “zot”.
Edhe pse monarkia moderne ishte një regjim autokratik dhe totalitar, Irani në këtë periudhë kishte shkencëtarë, fizikantë, kimistë, poetë dhe kinematografi ndër më të pasurat në gjithë Lindjen dhe botën islame. Universitetet e Iranit, edhe pas revolucionit, mbetën një ndër universitetet më prestigjioze, që krahasohen me universitetet e shteteve perëndimore.
Gratë iraniane, edhe pse regjimi ishte teokratik dhe autokratik, dhe kishin vendosur shami dhe ferexhe, ishin ndër femrat më të arsimuara dhe më të emancipuara në gjithë botën islame.
Po të kishte vazhduar Irani të mbetej monarki, ose republikë moderne sekulare, ky vend do të ishte një ndër shtetet më të zhvilluara në teknologji, ekonomi dhe shkencë, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.
Republika islamike
Sipas një disidenti iranian, Revolucioni Islamik është prototip dhe pasqyrë e Revolucionit Sovjetik.
E gjithë opozita që ishte në ekzil, kishte një establishment dhe doktrinë kundër regjimit të monarkisë. Pas revolucionit, të gjithë opozitarët do të formonin një qeveri të përkohshme, ku më pas do të mbaheshin zgjedhje të lira dhe shumëpartiake.
Shumica e popullit, me votë të lirë, do të zgjidhte lidershipin e tyre.
Retorika e mullahëve dhe teokratëve ishte njësoj si ajo e Leninit: eliminimi i opozitës, marrja e pushtetit dhe në fund, Irani u bë shteti i parë islamik.
Fatkeqësia më e madhe është se përplasjet, hasmëritë dhe urrejtja vazhdojnë mes myslimanëve, shumicës së konfesionit sunit dhe asaj pakice, konfesionit shiit.
Sot bota islame grindet si në Mesjetë, kur të krishterët katolikë dhe protestantë bënin luftë mes vete.
Shtetet e Lindjes së Mesme, së bashku me shtetet arabe, kanë nevojë për një union, ashtu siç janë shtetet e Bashkimit Evropian.
Një demokratizim dhe një model i shteteve demokratike perëndimore do të sillte paqe, progres dhe fundin e luftërave në gjithë Lindjen e Mesme dhe botën arabe.