GazetaMax
Kuriozitete

Microsoft fiton betejën me autoritetet Amerikane për blerjen e Activision Blizzard

Komisioni Federal Tregtar në SHBA (FTC) zyrtarisht ka tërhequr padinë e ngritur kundrejt blerjes së Activision Blizzard nga Microsoft.

FTC bëri kërkesë për tërheqjen e padisë ditën e Enjte vetëm pak ditë pasi humbi apelimin për të parandaluar Microsoft të finalizojë blerjen.

Kështu merr fund beteja ligjore dy vjeçare ndërsa FTC u përpoq të bllonte blerjen 68.7 miliardë dollarëshe.

Microsoft fitoi betejën për blerjen e Activision Blizzard në Korrik të 2023 dhe marrëveshja u përfundua disa muaj më pas, në Tetor, ose dy vite pasi u bë publike.

FTC ka apeluar vendimin për të lejuar blerjen dy vite më parë por që u rrëzua në fillim të këtij muaji.

Related posts

Barça i bie pishman, nuk e largon Dembelen

Gazeta Max

Kamber Dehari kampion në MMA, fiton titullin e kategorisë WKU

Gazeta Max

Zbulimi i ‘rrugës së çuditshme nënujore’, shkencëtarët të habitur

Gazeta Max