GazetaMax
Lajme

6 të vdekur dhe dy të zhdukur pas përmbysjes së një varke në liqenin Tahoe

Gjashtë persona humbën jetën kur një varkë u përmbys në liqenin Tahoe, një destinacion i njohur turistik në kufirin midis Kalifornisë dhe Nevadës.

Dy të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas aksidentit të së shtunës, i cili ndodhi pasi erërat e forta ngritën valë 2.5 metra të larta.

Zyra e Sherifit të Qarkut El Dorado tha se dy të mbijetuar u nxorën nga uji dhe po trajtohen në spital për hipotermi dhe lëndime të tjera.

Sipas Rojës Bregdetare të SHBA-së, varka 27 metra e gjatë, u përfshi nga një dallgë e madhe kur erërat arritën shpejtësinë 56 km/orë.

Related posts

Themelohet Këshill Koordinues nën udhëheqjen e deputetit Hysni Ismaili

Gazeta Max

Takim Kasami – Destani, biseduan për thellimin e bashkëpunimit si dhe për disa projekte në dobi të qytetarëve

Gazeta Max

Osmani: Zgjedhje do të ketë në maj të vitit 2024 bashkë me ato presidenciale

Gazeta Max