GazetaMax
Lajme

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend

Plazhet e Durrësit janë mbushur plot në fundjavën e parë të korrikut. Pushues nga i gjithë vendi, por edhe turistë të huaj dhe nga Kosova, kanë nisur të frekuentojnë bregdetin, duke sjellë ritmin e një sezoni që premton.

“Ne vijmë nga Maqedonia. Më mirë nuk ka si bëhet”, tha një vizitor.

“Nuk ka pasur probleme kurrë”, tha një tjetër. Operatorët turistikë thonë se fluksi nga Kosova është në rritje dhe prenotimet për pjesën tjetër të verës kanë nisur.

“Ka kërkesë shumë herë më të lartë se sa vjet, e po themi se është normalizuar dhe mund të themi se turistët e Kosovës i janë rikthyer Shqipërisë”, u shpreh Blerim Norja, operator turistik.

Çmimet janë pothuajse të njëjta si një vit më parë, gjë që sipas operatorëve e bën Durrësin një zgjedhje të përballueshme për çdo kategori pushuesish.

“Bregdeti i Shqipërisë ofron raportin më të mirë cilësi – çmim se kudo në Evropë. Çdo klient mund ta gjejë veten në strukturat e Durrësit pasi ka shumë mundësi zgjedhjeje”, shtoi ai.

Me mot të nxehtë, çmime të arsyeshme dhe interes në rritje, Durrësi vazhdon të jetë edhe këtë verë ndër destinacionet më të preferuara në vend.

Related posts

Lençe Zdravkin dhe Denis Jankullovski fitues të çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2022

Gazeta Max

Neuropsikiatri analizon Naim Murselin: Nuk e “zbusnin” as fëmijët, psikopat

Gazeta Max

Marku: Bujar Osmani – kontinuiteti i mençur i kauzës së Nolit e Xhaferit

Gazeta Max