GazetaMax
Lajme

Temperaturat e larta, mjekët rekomandojnë kujdes të shtuar

Nëse ditëve të tjera parku i Çairit është i mbushur me fëmijë që argëtohen dhe kalojnë një pjesë të mirë të ditës, tani që temperaturat janë të larta ka bërë që ky park të boshatiset.

Në park ishin vetëm disa kalimtar rasti dhe disa që pushonin nën hije.

Mjekët thonë se i nxehti përvëlues, tek fëmijët ndikon në mënyrë serioze, veçanërsisht tek foshnjat e vogla, pasi shumë shpejtë mund të dehidrojnë.

“Temperaturat e larta mund të kenë ndikim serioz rreth gjendjes shëndetësore të fëmijëve, pasi që te fëmijët ende nuk është zhvilluar mirë qendra e termorregullimit dhe më vështir përballen me temperaturat e larta, njëra ndër simptomat që i pasqyron temperaturat e larta është dehidrimi, pra shumë më shpejt për dallim nga të rriturit fëmijët dehidrojnë veçanërisht ata që janë deri në moshën 1 vjeçare”, tha Biljana Jovanovska, mjeke.

Mjekët apelojnë prindërit që të jenë më të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe të ngrohët, të mos i nxjerrin jashtë, ti ushqejnë me sa më shumë lëngje, dhe ti veshin në mënyrë më të lehtë.

Related posts

Kovaçevski: Do të ofrojmë livrim 100% të energjisë elektrike dhe rritje të vogla të çmimeve

Gazeta Max

Kovaçevski: Marrëveshje e pranueshme me Bullgarinë është vetëm ajo që mbyllë çështjet e hapura

Gazeta Max

Numri i furrave të bukës në Ohër dhe Strugë ka rënë në mënyrë drastike

Gazeta Max