GazetaMax
Lajme

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës, ministri Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

Telefonata për alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës u bë nga një numër i regjistruar në Serbi, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Xhelal Sveçla: Me datën 05.07.2025, një kërcënim për bombë është adresuar ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës. Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi.

Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.

Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić.

Institucionet e Kosovës janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë dhe do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që qëndrojnë pas kërcënimit, sa më shpejt që të jetë e mundur. Sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë.

Related posts

Pa punëtorët e Ballkanit ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Gazeta Max

Publikohet libri ” Në kujtim të kam” me mbi 100 poezi nga poeti dhe atdhetari Isa Mjeku

Gazeta Max

Ahmeti i bindur se Rama s’do të mund t’i realizojë të gjitha premtimet e tij

Gazeta Max