GazetaMax
Lajme

Izraeli ka ende punë në Gazë, thotë Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të martën se Izraeli “ende nuk e ka përfunduar punën” në Gazë, pas takimit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Netanyahu ka folur për angazhimin e tij për të liruar të gjitha pengjet izraelit si dhe për të eliminuar dhe shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, raporton AP.

“Gaza duhet të ketë një të ardhme të ndryshme, për hir tonin, për hir të të gjithëve”, ka thënë ai.

Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë, e treta e tij këtë vit, kishte kryetemë luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë dhe pyetjet se sa shumë do të nxisë Trumpi për t’i dhënë fund konfliktit.

Por në një paraqitje para gazetarëve, të dy udhëheqësit shprehën optimizëm se suksesi i tyre në Iran do të shënonte një epokë të re në Lindjen e Mesme.

Duke lavdëruar bashkëpunimin e Trumpit, Netanyahu ka shtuar se “koordinimi midis një presidenti amerikan dhe një kryeministri izraelit ka qenë i pakrahasueshëm”.

Zyra e Netanyahut ka thënë në një deklaratë se të dy udhëheqësit do të takohen përsëri të martën.

Related posts

Milanoviq në samitin e NATO-s propozoi që Kosova të pranohet në organizatë

Gazeta Max

Kovaçevski: Qytetarët duhet të jenë të qetë edhe në aspekt të sigurisë edhe atë ekonomik

Gazeta Max

Bytyqi: Po ristrukturojmë ekonominë, kemi mbështetur 433 kompani nga industria përpunuese

Gazeta Max