GazetaMax
Lajme

Blerim Bexheti humb frontin dhe dorëzohet para Taravarit/ BDI e jep kandidaturën në Saraj

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka konfirmuar se po zhvillohen negociata me BDI-në për ndarjen e komunave në zgjedhjet lokale të tetorit, duke hapur rrugën për bashkëpunim të mundshëm me “Frontin Europian”.

Taravari tha se ende nuk ka marrëveshje definitive, por ka diskutime për bashkëpunim në komuna si Gostivar, Vrapçisht, Tearcë, Saraj dhe Studeniçan.

“Ideja është që ku kemi ne kandidat mos të ketë BDI, ose ku ka BDI mos të kemi ne. Të ketë përkrahje të ndërsjellë”, sqaroi Taravari.

Ai gjithashtu theksoi se Aleanca nuk po bashkohet me BDI-në si parti, por për interesa të momentit dhe tha se anëtarësia është konsultuar për këtë vendim atipik.

Related posts

Diskutim për strategjinë zhvillimore nacionale me Odat ekonomike

Gazeta Max

Konferencë: Harmonizim i praktikës gjyqësore në Ballkanin Perëndimor

Gazeta Max

Si 77 vjeçar tërhiqet nga politika, Tito Petkovski: Mjaft ishte

Gazeta Max