Sot, bashkë me familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë, nderuam figurën e lavdishme të Nuri Mazarit-Komandant Struga, me rastin e 20 vjetorit të rënies së tij.
Nuri Mazari ishte një nga bashkëluftëtarët e mi në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, dhe mbetet një figurë emblematike jo vetëm për Strugën, por për mbarë shqiptarinë. Ai ishte ndër ata që nuk u mjaftua vetëm me idealin, por ia dha atij fytyrën e guximit dhe veprës.
Pas luftës, Nuriu nuk e ndali misionin e tij, angazhimi i tij politik si këshilltar komunal pas zgjedhjeve të vitit 2005, zgjedhjet e para pas ndarjes territoriale, e bënë atë pjesë të themelimit institucional të Komunës së Strugës siç e njohim sot.
Kujtimi i tij është amanet për të vazhduar rrugën e përkushtimit për liri, barazi dhe dinjitet.
Lavdi përjetë Komandantit Struga!
Lavdi të gjithë atyre që idealin kombëtar e kthyen në realitet politik dhe institucional!