GazetaMax
Lajme

Presidenti i Shqipërisë në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, sot në Ohër do të jetë mikpritëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron për një vizitë pune në vend.

Presidenti shqiptar do të pritet në vilën “Biljana” në Ohër, ku është planifikuar një takim dhe një drekë pune me Presidenten Siljanovska-Davkova.

Në orët e pasdites, të dy do të vizitojnë monumente me rëndësi kulturore dhe historike, ndërsa në mbrëmje do të marrin pjesë në hapjen zyrtare të festivalit “Vera e Ohrit”.

Presidentja Siljanovska-Davkova do të mbajë një fjalim dhe do të shpallë të hapur edicionin e 65-të të Festivalit Ndërkombëtar “Vera e Ohrit”, i cili tradicionalisht zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të shtetit.

Gjatë vizitës, Presidenti do të shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij, Armanda.

Related posts

Ministri Sali: Vazhdon ulja e numrit të të infektuarve me Covid 19

Gazeta Max

Vasko Stefanov, drejtor i ri i SH.A Posta e Maqedonisë së Veriut

Gazeta Max

27 vjet pa Adem Jasharin, simbol i unitetit dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Gazeta Max