GazetaMax
Lajme

Bie sistemi/ Mbyllen të gjithë pikat kufitare

Një problem teknik ka goditur sot sistemin elektronik të Policisë së Maqedonisë së Veriut, duke ndikuar në funksionimin e kufijve në gjithë territorin e vendit.

Lajmi u bë i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila konfirmoi se sistemi ka rënë në të gjitha pikat kufitare. Si pasojë, autoritetet maqedonase janë detyruar të pezullojnë përkohësisht hyrjen e automjeteve në shtet.

“Nga momenti i ndërprerjes së sistemit, kontrolli po bëhet në mënyrë manuale, ndërsa është rikthyer edhe kontrolli i dyfishtë,” thuhet në njoftim.

Raportohet për kolona të gjata automjetesh në disa pika kufitare të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që autoritetet po punojnë për rikthimin e sistemit në funksion. Qendra ka premtuar se do të informojë në kohë reale për çdo ndryshim në situatë.

Related posts

Vendi nuk pret fluks të emigrantëve rusë

Gazeta Max

Arrestohet fallxhori, mashtroi me 400 mijë euro çiftin

Gazeta Max

Deputeti shqiptar i LSDM-së, kundër paraleles shqipe në Çashkë

Gazeta Max