GazetaMax
Lajme

“Grupi i Kumanovës” së shpejti pritet të transferohet në Kosovë

Familjarët e anëtarëve të dënuar të rastit të njohur si “Grupi i Kumanovës” kanë reaguar publikisht ndaj raportimeve të fundit në media dhe procesit të transferimit të të afërmve të tyre në Kosovë.

Në një reagim zyrtar, ata kanë sqaruar se kërkesa për transferim është bërë për të gjithë të dënuarit e këtij rasti, fillimisht për pesë prej tyre për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe urgjencës së situatës, ndërsa menjëherë pas kësaj është dërguar edhe kërkesa e dytë për përfshirjen e të gjithëve.

“Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka vepruar në mënyrë korrekte, transparente dhe në bashkëpunim të plotë me ne si familjarë, duke respektuar përgjegjësitë institucionale dhe humane,” thuhet në reagimin e familjarëve.

Ata theksojnë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë refuzuar zyrtarisht kërkesën, por vonesat në përgjigje janë të pajustifikueshme dhe tejkalojnë afatet ligjore të parapara për këtë proces.

“Kërkojmë drejtësi, transparencë dhe veprim të menjëhershëm për të mos lejuar që çështje të natyrës humane të zvarriten për arsye të panjohura,” përfundon reagimi i tyre.

Related posts

“Aq sa kemi në xhep, aq edhe do të hamë”

Gazeta Max

Spasovski: Alarmet e rreme për bomba janë pjesë e luftës hibride

Gazeta Max

Mbikëqyrje në punët ndërtimore në largpërçuesin 400 kilovolt Manastir – Elbasan

Gazeta Max