GazetaMax
Lajme

Ahmeti takoi në Ohër, presidentin Begaj

Sot në Ohër pata kënaqësinë të takoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj.

Biseduam me përkushtim për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit të plotë të rajonit tonë në Bashkimin Evropian.

Bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona është kyç për të ndërtuar ura mirëkuptimi, për të forcuar partneritetet strategjike dhe për t’i dhënë rajonit një drejtim të qartë evropian.

Angazhimi ynë i përbashkët për të ardhmen evropiane nuk është vetëm objektiv politik, por vizion i përbashkët për paqe të qëndrueshme, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët tanë.

Related posts

Osmani kërkon hetim të menjëhershëm dhe drejtësi për vdekjen e të riut 27-vjeçar nga Lipjani

Gazeta Max

Kostovski: Çerdhja e re në Butel 2 është investimi që sjell dinjitet, kujdes dhe shpresë për fëmijët

Gazeta Max

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

Gazeta Max