GazetaMax
Lajme

Me kërkesë të komunës së Butelit, Qeveria miratoi mjete për kyçjen e Lubotenit dhe Lubancës në rrjetin e ujësjellësit të Shkupit

Me kërkesë të komunës së Butelit, Qeveria miratoi mjete për kyçjen e Lubotenit dhe Lubancës në rrjetin e ujësjellësit të Shkupit

Pas dekadash pritjeje, fshatrat Lubotrn dhe Lubancë do të furnizohen me ujë të pijshëm nga rrjeti i qytetit të Shkupit.

Në një “Ditë Historike për Komunën e Butelit”, kryetari i komunës, Darko Kostovski, shpalli lajmin e madh se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka siguruar mbi 110 milionë denarë për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për këto dy fshatra!

Ky projekt kapital, i shumëpritur nga banorët lokal, është fryt i bashkëpunimit të ngushtë mes komunës së Butelit dhe institucioneve qendrore, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski.

Komuna e Butelit ka investuar paraprakisht mbi 4 milionë denarë për dokumentacionin teknik, duke dëshmuar seriozitet dhe përkushtim maksimal ndaj këtij projekti që sjell dinjitet, higjienë dhe jetë më të mirë për qindra familje.

“Kjo nuk është vetëm një tubacion, është drejtësi për njerëzit që për shumë vite mbetën në harresë!”, ka shkruar Kryetari Kostovski.

Punimet pritet të nisin së shpejti, ndërsa ky projekt shihet si një nga arritjet më të mëdha infrastrukturore në historinë e komunës së Butelit!

Related posts

Kovaçevski: Na pret një vit i vështirë, më kritiku pas Luftës së Dytë Botërore

Gazeta Max

Lazim Destani solidarizohet me familjet e dëmtuara nga përmbytjet në Kosovë

Gazeta Max

Albanian Post: Pse Kurti bën shaka me Taravarin

Gazeta Max