GazetaMax
Lajme

Nënshkrimi i Memorandumit për Mirëkuptim mes Qeverisë dhe Telekomit të Maqedonisë

Në Qeveri sot do të mbahet takim ndërmjet Kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski dhe Timoteus Hetges, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Dojçe Telekom, si dhe Dominik Leroj, Anëtar i Bordit të Drejtorëve për Evropë.

Pas takimit, rreth orës 13:30 në Sallën Solemne do të nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Stefan Andonovskit, Ministër për Transformim Digjital dhe Goran Markoviçit, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.

Pas përfundimit të ngjarjes në Sallën Solemne, Stefan Andonovski, Ministër për Transformim Digjital dhe Goran Markoviç, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë do të mbajnë konferencë për shtyp në Qendrën për Media të Qeverisë.

Related posts

Krizat që traumatizojnë qytetarët!

Gazeta Max

Blerant Ramadani: Arnaqia foli me një zë të fuqishëm për fitoren në Saraj

Gazeta Max

Mbledhja Vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës: Perspektiva dhe bilanci i një mandati të vështirë

Gazeta Max