GazetaMax
Lajme

Bajram Rexhepi kandidat për kryetar, Ilir Demiri bartës liste – përballë Bilall Kasamit në Tetovë

Zgjedhjet lokale në Tetovë po marrin formë, me përballje të forta në horizont. Bilall Kasami, kryetari aktual i komunës, ka zyrtarizuar rikandidimin për një mandat të dytë nën siglën e koalicionit VLEN.

Në kampin e Frontit Europian, burime të afërta bëjnë të ditur se Bajram Rexhepi, nënkryetar i BDI-së, do të garojë për kryetar të Komunës së Tetovës, ndërsa Ilir Demiri nga Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës – pritet të jetë bartës i listës për këshilltarë komunalë.

Zyrtarizimi i tyre pritet në ditët në vijim, ndërsa Tetova shihet si një nga garat më të ashpra mes Frontit Europian dhe opozitës shqiptare të bashkuar në VLEN.

Related posts

Stuhi të fuqishme dhe tornado shkaktojnë dëme të përhapura në të gjithë SHBA-në

Gazeta Max

Shpëtohen 4 shpersona që ishin bllokuar në malin Kozhuv

Gazeta Max

Personi i vdekur bëhet pronar i tokës

Gazeta Max