GazetaMax
Lajme

Janë shitur dy apartamente nga pasuria e konfiskuar e Nikolla Gruevskit

Një pjesë e pasurisë së konfiskuar të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski është shitur, pasuri kjo që ishte vendosur në shitje si pjesë e procedurës në rastin “Parcela në Vodno”, përcjell TV21.
Siç konfirmojnë nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar për “Fokus”, janë shitur me sukses dy apartamente në rrugën “Bihaçka”, ndërsa për tre apartamentet e tjera në kompleksin elitar “Panorama” në Vodno, ankandi ende nuk ka përfunduar.
Apartamenti më i madh, me sipërfaqe prej 57 metrash katrorë, fillimisht u ofrua për 63.000 euro, por u shit për një çmim prej 131.186 euro. Ndërkaq, apartamenti më i vogël, me sipërfaqe prej 38 metrash katrorë, i cili filloi me një çmim prej 44.000 euro, përfundimisht u shit për 90.016 euro.
Identiteti i blerësit apo blerësve deri më tani nuk është bërë publik.
Pasuria e Gruevskit u konfiskua si pjesë e vendimit gjyqësor në rastin “Parcelat në Vodno”, ku ai u dënua me burg efektiv për pastrim parash dhe përvetësim të paligjshëm të pasurive të paluajtshme përmes personave të tretë. Shitja e kësaj pasurie ka për qëllim kompensimin e dëmit të shkaktuar në buxhetin e shtetit.

Related posts

Mickoski: Po punojmë për shumicë të re por kujdesemi të mos del një Kastriot tjetër

Gazeta Max

Vaksinimi nuk është masakër për fëmijët, ai shpëton jetë

Gazeta Max

Ahmeti dhe Besimi në iftar me Këshillin vendor “Shkumbini”

Gazeta Max