GazetaMax
Lajme

Stefkovski sjell 16 projekte të reja për Gazi Babën – Investime të mëdha në infrastrukturë, arsim dhe kushte më të mira për qytetarët

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkroi kontratat për 16 projekte të reja zhvillimore, të cilat do të financohen drejtpërdrejt nga qeveria.

Fjala është për investime të mëdha që prekin fusha kyçe si arsimi, kanalizimi, çerdhet dhe infrastruktura rrugore.

Në lagjen Zheleznara do të ndërtohet një sallë moderne sportive, si dhe do të vendoset kanalizim atmosferik në rrugët Gemiçiska dhe Filip Filipoviq.

Lagjet Maxhari dhe Keramidnica do të fitojnë çerdhe të reja për fëmijë.

Vendbanimet Jurumleri dhe Idrizovë, pas shumë vitesh pritje, do të përfitojnë rrjet të ri kanalizimi.

Në Trubarevë do të fillojë ndërtimi i një shkolle të re, më e madhe dhe më komode për gjeneratat e ardhshme.

Do të përmirësohet infrastruktura rrugore në disa lagje: Triangla, Hipodromi, Singjeliqi, Kamnik, Zheleznara, Çento, Keramidnica, Maxhari 1 dhe Trubareva.

Kryetari Stefkovski theksoi se menjëherë do të fillojnë procedurat për përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë dhe se puna në terren pritet të nisë brenda një muaji.

“Këto nuk janë vetëm projekte në letër, por hapa konkretë drejt zhvillimit të Gazi Babës. Me vullnet politik dhe bashkëpunim me pushtetin qendror, çdo gjë është e mundur”, u shpreh Stefkovski.

Ai falënderoi Qeverinë dhe kryeministrin Hristijan Mickoski për mbështetjen, duke theksuar se ky është një nga momentet më të rëndësishme për komunën në dekadat e fundit.

Me këtë nismë, Gazi Baba hyn në një fazë të re zhvillimi dhe modernizimi, duke u shndërruar në një nga komunat më dinamike dhe me rritjen më të shpejtë në rajonin e Shkupit.

Related posts

“Vlojnë” pasaportat e arta pas luftës në Ukrainë, Maqedonia deri tani ka dhënë 119 të tilla

Gazeta Max

Turqia dyfishon trupat e saj në Qipro, gati mbi 100.000 ushtarë

Gazeta Max

Morgjet në Bjellorusi janë mbushur me ushtarë rus

Gazeta Max