Një qytetar i Kumanovës ka siguruar një diplomë të falsifikuar për të gjetur një punë në një kompani publike.
“SPB e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër një banori 61-vjeçar të Kumanovës për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumenti”. Gjatë vitit 2023, i pandehuri ka siguruar një diplomë të falsifikuar të shkollës së mesme nga Shkupi dhe e ka përdorur atë kur ka aplikuar për një njoftim publik të hapur në një ndërmarrje publike në Kumanovë”, njoftoi Ministria e Brendshme.