Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë kundër Kryetares së Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e cila dyshohet se i ka vënë në dispozicion të dhëna që konsiderohen sekret zyrtar një personi të akuzuar në rastin “Aditiv” midis majit dhe dhjetorit 2024. Dimitrovska akuzohet gjithashtu se ka marrë në mënyrë të paligjshme një certifikatë për informacion të klasifikuar.