GazetaMax
Lajme

Mashtruesi rrjep një grua nga Shkupi: U prezantua si mjek dhe i mori 1.3 milion denarë me pretekstin se vajza e saj kishte pësuar aksident

MPB njofton se me datë 17.07.2025, në orën 17:45, në SPB Shkup është paraqitur një rast ku një grua 68-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:30 është mashtruar nga një mashkull për një shumë prej rreth 1.300.000 denarësh. Sipas kallëzimit, personi i ka telefonuar, është prezantuar si mjek i punësuar në Spitalin e Qytetit dhe i ka thënë se vajza e saj kishte pësuar lëndime dhe kishte nevojë për operacion, për të cilin duhej të paguhej. Sipas kallëzimit, ajo ia kishte dorëzuar paratë në vendin e dakorduar, por më vonë kishte kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Related posts

Është gjetur personi nga Kumanova, të cilin e kërkonte policia dhe familja e tij 

Gazeta Max

Mickoski: Masat e qeverisë të pa mjaftueshme dhe të vonuara

Gazeta Max

Lëre që nuk kanë paga por të punësuarit që protestojnë morën edhe kallëzim penal nga Qyteti

Gazeta Max